10 fjali që nuk do të duhej t’ia thonit kurrë qiradhënësit

Kush kërkon banesë duhet të mendohet mirë se çfarë thotë, për të mos i huqur shanset për fitimin e saj.

Foto: JP WALLET / Shutterstock

Hapësirat e banimit në qytete dhe aglomeracione janë të kufizuara, prandaj edhe konkurrenca aty është e madhe. Kështu qiradhënësi ka një përzgjedhje të gjërë qiraxhinjsh potencialë. Prandaj duhet menduar mirë se çfarë thoni gjatë vizitës së një banese. «20 Minuten» ka nxjerrë 10 fjali që mund t’ju bëjnë të pypëlqyer te qiradhënësi.

1) E njoh shumë mirë të drejtën e banimit, këtu jam gati se një profesionist.
2) Punoj përkohësisht, prandaj kam nevojë për një banesë të lirë.
3) A mund ta paguaj depozitën e qirasë së banesës me këste?
4) Nëse vendosni në kuzhinë një «Multi-Steamer» (tenxhere multifunksionale) dhe frigoriferin e zëvendësoni me një «Food Center» (qendër ushqimore), e marr banesën.
5) Qiradhënësi im i fundit ishte kaq pedant, sa ankohej menjëherë nëse në fillim të muajit nuk ishte transferuar qiraja.
6) Më e rendësishmja për mua është që tre pit bullët e mi amerikanë të ndihen mirë.
7) Sa ballokon i bukur dhe i madh! Këtu mund të organizoj ca festa grilli të vërteta.
8) Banesa më pëlqen. Ma dërgoni bashkë me kontratën e qirasë konto-numrin tuaj…
9) Nëse nuk e marr banesën, do përfundoj bashkë me tre fëmijët në rrugë.
10) Vëllai im është jurist dhe i specializuar në të drejtën e qirave. ks