10 fjalë të urta nga shkrimtari gjerman Ludwig Börne

Ludwig Börne.

Dashuria për të vërtetën është edhe dashuri ndaj vetes.

Askujt s’duhet t’ia kemi frikën përveçse vetvetes.

Fitimtari. Jo ai që e ka bërë shigjetën, por ai që qëllon me të, është fitimtar.

Sekreti i çdo pushteti është ta dish se të tjerët janë edhe më frikacakë se ne.

Sikur natyra të kishte aq shumë ligje sa shteti, as vetë zoti s’do të mund ta qeveriste.

Pasuria e bën zemrën më shpejt të ngurtë se uji i nxehtë vezën.

Pasionet e qeverive tregojnë dobësi, pasionet e popujve tregojnë fuqi.

Kemi më shumë përparësi se kafshët. Por kafshët s’kanë asgjë tjetër çfarë s’kemi ne.

Nëse jetën e quan ëndërr, atëherë ëndërron jetën.

E vërteta nuk mund të dëshmohet, dhe çfarë s’mund të dëshmohet, nuk është e vërtetë.

(Përktheu E.R.)