10 çështje lidhur me spastrimet në Turqi

Një javë pas përpjekjes për grushtet në Turqi, zhvillimet atje s’e presin njëra-tjetrën. Po burgosen gjithnjë e më shumë persona. Neue Zürcher Zeitung pyet se kush janë këta, çfarë kanë bërë ata, çfarë iu kanoset atyre.

Foto: deepspace / Shutterstock.com

1) Kush fshihet pas grushtetit në Turqi?

Llogaritet që puçi shte një vepër e një grupi gjeneralësh dhe oficerësh në ushtri dhe e xhandërmërisë paramilitare. Ndërkohë është përgënjështruar lajmi që shefi i aviacionit, gjeneral Akin Öztürk, të ketë qenë koka e grushtetit. Ndër krerët e aksionit merret Leven Türkkan, asistenti i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Hulusi Akar. Në rrethin e udhëheqësve të tij shihen edhe komandanti i pjesës turke të bazës së aviacionit në Incirlik dhe shefi i xhandarmërisë. Qeveria e akuzon për puçin udhëheqësin fetar Fethullah Gülen. Sipas presidentit Erdoan, në përpjekjen për grushtet janë të përfshirë edhe fuqi të huaja.

2) Sa vetë janë arrestuar deri më tani?

Numri i të arrestuarve ndrshon nga çasti në çast. Nga e shtuna e kaluar deri më tani më shumë 70’000 persona janë arrestuar, burgosur, pushuar nga shërbimi që kanë kryer apo janë suspenduar. Kundër 10’000 vetave deri tani është lëshuar urdhër-arrest, ndër këta edhe 118 gjeneralë dhe admiralë, çka përbën mbi 30 për qind të kësaj klase.

3) Kush janë këta njerëz?

Vala e spastrimebe i ka përfshirë të gjitha institucionet shtetërore – ushtrinë, policinë, dhërbimin informativ… Janë burgosur edhe pesë nga gjashtë këshilltarët e sigurisë së Erdoanit, më shumë se 250 bashkëpunëtorë të kryeministrit dhe qindra të punësuar nëpër ministri të tjera janë pushuar nga puna. Rreth 10 për qind e 12’000 gjykatësve dhe prokurorëve janë burgosur ose e kanë humbur vendin e punës. Nga 900’000 mësues, sa ka vendi, 22’000 janë pushuar nga puna, ndërsa 21’000 mësuesve të shkollave private iu është marrë licenca. Janë larguar të gjithë rektorët e universiteteve dhe shumë dekanë. Janë arrestuar 51 punëtorë të bursës së Stambollit dhe shumë pronarë firmash.

4) A janë të gjithë këta përkrahës të Gülenit?

Shumë turq janë të bindur që prapa grushtetit fshihet vërtet lëvizja Gülen. Kritikë sekularë të sistemit pohojnë që prej kohësh kanë paralajmëruar nga uzurpimi i aparatit shtetëror nga gülenistët. Një ish deputet i partisë së presidentit Erdoan ka deklaruar që partia vetë e ka mbushur policinë me njerëz të klerikut, por atëbotë ky ishte një pazar midis aleatësh. Zëra të ngjashëm ka edhe për ushtrinë. Prandaj kjo valë spastrimesh tani shihet si një larje hesapi midis ish-aleatësh. Güleni mendohet se ka miliona ithtarë dhe këta nuk mund të jenë të gjithë terroristë, paralajmërojnë aktivistët për të drejtat e njeriut. Partia në pushtet tani e akuzon secilin që ka kurajon ta kritikojë atë si terrorist të Gülenit. Pranaj të gjithë presin përfundimin e kësaj «gjuetie shtrigash». Mendohet që Erdoan do ta shfrytëzojë rastin që t’i heshtë edhe kritikët liberalë në radhët e partisë së tij. Kështu është arrestuar specialisti i njohur i marrëdhënëieve ndërkombëtare Sedat Laciner, një kolegë i partisë së ish presidentit Abdulah Gül, sikurse edhe kolumnisti dhe juristi i njohur Orhan Kemal Cengiz.

5) Prej nga i di qeveria të gjitha këto?

Lëvizja güleniste nuk lëshon libreza anëtarësie, kështu që nuk mund të ketë dëshmi të pakontestueshme për përfshirjen e njerëzve të kësaj lëvizjeje në një aktivitet ilegal. Atëhrë, pyet opninioni, nga i dinte qevia të gjithë këta njerëz. Një këshilltar i presidentit ishte shprehur, se ata ishin vëzhguar prej kohësh, që domethënë se qeveria i ka përgjuar qytetarët e vet për vite të tëra në mënyrë sistematike. Sa më shumë pushtet që merr Erdoani, aq më paranoik bëhet sistemi i tij.

6) A ka kaq shumë burgje?

Nuk duket të ketë mungesë të burgjeve. Pas grushtetit të vitit 1980 u burgosën qindra mijëra njerëz. Për më tepër, qevria nuk druan të përdorë malltretimet dhe torturën, të cilat njëkohë i kishte hequr. Mirëpo, imazhet e ushtarëve të keqtrajtuar dhe linçuar mund t’i kthehen për të keq qeverisë. Shumë turq thonë: «Këta nuk janë ushtarë të huaj, këta janë bijtë tanë».

7) Çfarë dënimesh iu kanosen atyre?

Tani për tani këta të arrestuar dhe përndjekur akuzohen për komplot dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Për këasi gjërash të pret dënim përjetë, por masa e dënimit mund të jetë edhe qindra vjet. Për më tëpër, qeveria mund të ta konfiskojë edhe pronën. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut zor se do të ketë procese fere gjyqësore. Nuk dihet si do t’i bëhet me gjykimet ushtarake, duke qenë se në vorbullën e spastrimeve qeveria i ka hequr të gjithë 162 gjykatësit dhe prokurorët ushtarakë. Ndërkohë që simpatizantët e partisë së presidentit Erdoan thërrasin për dënim me vdekje, dhe ai është i joshur ta vërë atë pavarësisht kosotos së kësaj në negociatat e anëtarësimit me UE-në.

8) Si do të funksionojnë më tutje shkollat, ushtria dhe drejtësia?

Një përparësi për shkollat është fakti që tani janë pushimet verore. Në ushtri postet e larta do të vendosen në gusht dhe qeveria shprehet se nuk do të ketë ndonjë problem për t’i mbushur zbrazëtirat. Zërat jashta vendit flasin për një situatë të ngjashme me atë të revolucionit kulturor në Kinë, apo si ajo në Bashkimin Sovjetik të Stalinit. Sistemi shkollor në Turqi prej kohësh ndihet i kërcënuar prej qeverisë, duke qenë se Erdoan është duke i forcuar shkollat fetare. Turqisë i mungojnë edhe ashtu kuadrot. Në anën tjetër presidenti do t’i zërë edhe postet e fundit të gjykatësve me njerëz të besuar.

9) Po ushtria?

Ushtria, edhe pse e dobësuar, ishte institucioni që në Turqi gëzonte më shumë besim. Kjo tani duhet të ketë mbaruar. Tentim-grushteti duhet t’i ketë përçarë definitivisht forcat e armatosura. Këtë situatë mund ta shfrytëzojnë rebelët e kurdë të PKK-se dhe terroristët e ISIS-it. Por, perëndimi para së gjithash e shtron pyetjen sa sa i besueshëm është ky vend anëtar i NATO-s. Erdoan së fundmi e ka bërë të qartë se është i gatshëm për një ndarje me partnerët e NATO-s.

10) Çfarë domethënë gjendja e jashtëzakonshme për përditshmërinë?

Erdogani e ka thirrur popullatën të qëndrojë në rrugë – e kundërta e asaj çfarë pritet nga një vend në rrezik. Qeveria mund t’i suspendojë shumë liri dhe të drejta, të vendosë ndalim-qarkullimin dhe ndalimin e lëvizjes së lirë jashta vendit. Këtë qeveria e ka provuar disa herë viteve të fundit. Kritikët druajnë që e keqja më e madhe nuk ka ardhur akoma. Kurse një kolumnist ka ngushëlluar me fjalët: «Do të kalojnë edhe këto ditë». ks